Ballina Bota 5.1 miliard dollarë! Humbjet ruse në Ukrainë janë kolosale sipas revistës prestigjioze“Forbes”

5.1 miliard dollarë! Humbjet ruse në Ukrainë janë kolosale sipas revistës prestigjioze“Forbes”

Revista prestigjioze “Forbes” raporton se Ukraina i ka shkatërruar deri më tani Rusisë një numër të konsiderueshëm mjetesh luftarake, të cilat vlerësohen deri në 5.1 miliard dollarë.

Vlerësimi është bërë nga burime ta pavarura, ndërkohë që qeveria ukrainase raporton deri deri më tani janë shkatërruar rreth 2 600 mjete ushtarake ruse si edhe janë vrarë më shumë se 13 mijë ushtarë.

Ndërkohë sot, Presidenti Zelensky raportoi se kishin humbur 1 300 ushtarë gjatë luftës me rusët, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të pallogaritshme tani që Rusia ka filluar të bombardojë edhe qytetet pa bërë dallim nëse janë objektiva ushtarak apo civil. /abcnews.al