Përparimi ushtarak i Putin-it në Ukrainë mund të matet në kilometra – ato pak ku kanë kaluar kolonat që ecin drejt Kiev-it dhe në bomba, ato që vazhdojnë të bien në qytetet kryesore të vendit.
Rusët kanë mbërritur deri 25 km nga kryeqyteti, një hap i vogël përpara pas bllokimit të javës së kaluar, por objektivi kryesor i Kremlini-t për momentin është goditur kryesisht nga raketat.
Pas hedhjes së bombave në aeroportet e qyteteve perëndimore, Lutsk dhe Ivano-Frankivsk të premten, kryesisht për të ndaluar fluksin e armëve dhe automjeteve që vinin nga perëndimi, të shtunën ushtria moskovite bombardoi një aeroport ushtarak në jug të Kievit: tha kryetari i bashkisë Vasylkiv. Raketat shkatërruan pistën, një depo karburanti dhe shpërthyen një të municionit.
Rusët kanë shtuar kundërveprimet, të munguara në fazën e parë të luftës dhe po korrigjojnë strategjinë. Kjo shpjegon edhe riorganizimin e autokolonës 60 kilometra të gjatë që kishte ditë të tëra afëer Kiev-it, e bllokuar nga problemet logjistike, shkrirja e borës në fusha, fenomene tipike në Ukrainë, që bllokuan automjetet duke i detyruar ata të lëviznin në rrugë të asfaltuara, ku është më e lehtë të bëhesh shënjestër e pritave të rezistencës ukrainase.
E shpërndarë nëpër fusha dhe qytetet përreth, autokolona po përgatitet për rrethimin – i cili është pritur prej ditësh – dhe pritet të niset për në kryeqytet nga veriperëndimi, ku zhvillohen betejat më intensive: veçanërisht pranë aeroportit të mallrave Antonov në Hostomel, ku ditën e parë trupat ajrore ruse kishin zbritur por nuk kishin arritur të merrnin kontrollin mbi të.
Bombardime intensive goditën Sumy-n dhe Kharkiv-in në veri, ku ukrainasit kanë luftuar pandërprerë që nga fillimi i luftës, por qytete të cilat ende rezistojnë. Në jug Mykolaiv, Nikolaev dhe Mariupol, nën një rrethim brutal për ditë të tëra, dhe më pas qytetet Dnipro dhe Kropyvnytskyi.
Me bombat, rusët po kërcënojnë gjithashtu të godasin armët që vijnë nga Perëndimi, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov në televizionin shtetëror. “Ne i kemi paralajmëruar Shtetet e Bashkuara: pompimi i armëve në Ukrainë siç kanë bërë ata, madje edhe përmes vendeve të tjera, është një veprim i rrezikshëm,” tha Ryablov, duke iu referuar në mënyrë eksplicite sistemeve portative të mbrojtjes ajrore dhe raketave antitank. “Mund t’i kthejë këto autokolona në objektiva legjitime”.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë shtypi pasdite duke bërë një bilanc – gjë që nuk mund të konfirmohet- për viktimat e këtij konflikti: ushtria e Kievit ka humbur 1 mijë e 300 ushtarë në 17 ditët e rezistencës, tha ai, por u shkaktoi rusëve viktimat më të këqija në dekada dhe mënjanoi 31 batalione taktike ruse që sot nuk janë më në gjendje të luftojnë. Sipas vlerësimeve perëndimore, rreth 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Corriere della Sera