Ballina Bota Koha për t’u kujtuar, si u helmua ish-presidenti ukrainas Viktor Jushçenko

Koha për t’u kujtuar, si u helmua ish-presidenti ukrainas Viktor Jushçenko

Se sa e rrezikshme është të jesh president i Ukrainës nëse nuk e ndjek politikën sipas vullnetit të Kremlinit, tregohet brutalisht nga shembulli i liderit aktual ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili aktualisht është objektivi numër një i Rusisë për t’u hequr qafe.

Edhe përpara Zelensky-t, shumë zyrtarë ukrainas pro-evropianë janë goditur rëndë, veçanërisht ish-presidenti Viktor Jushçenko, i cili u helmua në një darkë 18vjet më parë gjatë fushatës presidenciale. Një sërë rrethanash nuk janë sqaruar edhe sot. Dëshmitë, pra epruvetat e gjakut të Jushçenkos u zhdukën dhe më vonë rasti u shfrytëzua për konfrontime të ndërsjella politike, madje edhe brenda Koalicionit Portokalli.

Ndërsa ishte bankier dhe kur hyri për herë të parë në politikë, Jushçenko dukej kështu:

Skandali ndodhi gjatë fushatës presidenciale të vitit 2004, në të cilën Jushçenko u perceptua si një kandidat pro-perëndimor dhe ku politikani pro-rus Viktor Janukoviç konkurroi kundër tij.

Pas humbjes së Jushçenkos, pati protesta masive nga qytetarët e quajtur më vonë Revolucioni Portokalli. Për shkak të parregullsive, Gjykata e Lartë anuloi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe pas raundit të dytë, Jushçenko u bë president i Ukrainës. Është interesante se si ministri aktual i Mbrojtjes, Oleksei Jurkieviç Reznikov, i cili ishte një avokat i njohur, e përfaqësoi Jushçenkon në atë kohë para Gjykatës së Lartë.

Në disa raste, Jushçenko tha se likuidimi i tij ishte urdhëruar nga Moska, sepse ai po përpiqej ta afronte Ukrainën me Evropën. Ai i tha Sky News katër vjet më parë në një zyrë në Kiev:

“Nuk kam asnjë dyshim se Rusia është përgjegjëse për këtë sulm”.

Kur spiuni i dyfishtë Sergei Skripal u helmua në Salisbury në vitin 2018, për të cilin britanikët fajësuan rusët dhe liderin e tyre Vladimir Putin, në një intervistë të gjerë me BBC, Jushçenko kujtoi gjithashtu kalvarin e tij dhe më pas i bëri thirrje Evropës që të zgjohet dhe të kuptojë se kërcënimi vjen nga Rusia.

“‘Buzët dhe fytyra jote kanë shije si metal’, më tha gruaja ime atë natë kur u ktheva në shtëpi”, tha Jushçenko në atë kohë.

Gruaja ndjeu një erë kimike dhe duke qenë se ai nuk merrte asnjë mjekim, ajo e pyeti se çfarë ishte dhe ai tundi dorën duke iu përgjigjur se kishte ngrënë ushqime shumë të yndyrshme. Ai u sëmurëatë natë, por mendoi se ishte thjesht një reagim ndaj ushqimit të prishur.

“Isha duke darkuar me shefin e shërbimit sekret ukrainas dhe me krahun e tij të djathtë. Siduket më hodhën helm në oriz dhe simptomat më të këqija u shfaqën gjatë një udhëtimi në Austri,” kujton ai. Dy ditë pas darkës, koka e tij u fry dhe u shtrembërua plotësisht. Dhimbje të tmerrshme filluan të përhapen në të gjithë trupin dhe simptomat purulente të proceseve inflamatore u shfaqën në lëkurë.

Lëkura e tij ishte plot me puçrra të mëdha dhe çehrja e tij u kthye në gri. Ai u trajtua për një kohë të gjatë në Zvicër, dhe iu nënshtrua një sërë operacionesh. Sipas gjetjeve, ai kishte 50,000 herë më shumë dioksina në gjak sesa një person mesatar, dhe substrati ishte aq i pastër sa u arrit në përfundimin se ishte bërë në një laborator.

“Më vjen keq që vendet e Evropës nuk janë në solidaritet me njëra-tjetrën, në mënyrë që të mund të kundërshtojnë metodat mesjetare ruse,” tha Jushçenko.

Sabotimi i hetimeve

Kundërshtarët e tij pretenduan se për gjendjen e tij të tmerrshme shëndetësore ishin fajtorë ushqimi i keq dhe shumë alkool dhe se gjetja toksikologjike ishte falsifikuar. Gjatë hetimit të helmimit, Larisa Cherednichenko, atëherë drejtuesja e Departamentit të Mbikëqyrjes së Hetimit Kriminal në Prokurorinë e Shtetit të Ukrainës, pohoi se Jushçenko nuk ishte helmuar, por gjaku i tij ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara, ku u injektua dioksinë dhe u kthye në një klinikë austriake për analiza. Jushçenko, nga ana tjetër, akuzoi Rusinë për sabotim të hetimit të helmimit duke refuzuar ekstradimin e disa prej të dyshuarve të mundshëm, dhe kundërshtoi faktin se ata nuk donin të dorëzonin mostrat e dioksinës për testim. Helmi i gjetur në trupin e Jushçenkos prodhohet vetëm në disa vende, përfshirë Rusinë.

Dioksinat në përqëndrime të lehta e kthejnë fytyrën e të helmuarit në fizionominë e një alkoolisti kronik; duket e fryrë dhe me kapilarët e plasaritur. Disa media të huaja raportuan se ky ishte qëllimi i helmuesve – jo vdekja, por eliminimi i Jushçenkos nga gara zgjedhore, pasi pamja e tij la përshtypjen e një alkoolisti të rëndë dhe problemet shëndetësore e vështirësuan punën. Mori një ngjyrë hiri, pothuajse të zezë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews