Papa Feançesku ka bërë sërish thirrje për ndalimin e oaqes dhe mbizotërimin e paqes në Ukrainë, Rusi dhe mbarë botën. Papa tha se se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi rus të ndalet.
Gjatë fjalës së tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot, Papa Françesku tha e bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike” që ta justifikojë këtë veprim.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, tha Papa.