Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në pushtimin në Ukrainë në rast se perëndimi nuk ndërhyn.
Duke folur për Sky News ai tha se Putin po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbassit sot por nesër ai do të kërkojë Skocinë nga Britania e Madhe dhe Alaskën nga SHBA.
“Ai dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën por të gjithe perëndimin përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA.Mos u përpiqni të bëni kompromis me Putin”, u shpreh ai duke argumentuar se presidenti rus do që të shkojë gjithmonë më tej.
Poroshenko tha se sulmi ajror në Lviv gjatë fundjavës ishte simbolik dhe tregonte sipas tij se Putin është i gatshëm ta çojë konfliktin më tej.