Ballina Bota Tre kryeministrat arrijnë në Kiev (FOTO)

Tre kryeministrat arrijnë në Kiev (FOTO)

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki njoftoi se ka mbërritur në Kiev së bashku me kryeministrat e Republikës Çeke dhe të Sllovenisë, në delegacion është edhe zv/Kryeministri i Polonisë, Jarosław Kaczyński

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë, kanë udhëtuar sot me tren drejt kryeqytetit ukrainas për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Të tre liderët synojnë që në këtë takim të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas udhëtimit simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas, raporton BBC.

https://youtu.be/gYPBfSFW60U

Vizita vjen derisa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev, ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethim që zgjat deri të enjten.

Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, postoi fotografi me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala dhe kryeministrin slloven, Janez Jansha, në Kiev, ku sipas tij, “po shkruhet histori”.

Kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytetet dhe spitalet në Ukrainë!
Si rezultat, bota humbi ndjenjën e sigurisë, dhe njerëzit e pafajshëm vdesin dhe humbasin çdo gjë. Duhet ta ndalim sa më parë tragjedinë që po ndodh në Lindje. Kjo është arsyeja pse, së bashku me zëvendëskryeministrin Jarosław Kaczyński dhe me kryemiistrat Petr Fiala dhe Janez Janša jemi në Kiev, shkruan kryeministri polak.