Kryeministri i Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë nisur takimin me presidentin e Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në Kiev.
Takimi po vlerësohet si veprim mbështetës dhe solidarizues me popullin ukrainas.
“Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jaroslav Kaczynski, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansa. Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një shenjë e fortë mbështetjeje. Ne e vlerësojmë vërtet atë.”, shkruan Zelensky.
Kryeministri ukrainas Shmygal e quajti ardhjen e Mateusz Morawieckit, Peter Fialas dhe Janez Janšas një akt miqsh të vërtetë.
https://youtu.be/gYPBfSFW60U