Kremlini ka deklaruar sot se kushti për një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy është që të jetë gati dokumenti që duhet të firmosin dy liderët.
Në konferencën ditore për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë informacionet se presidenti rus kishte refuzuar që të takohej me homologun e tij ukrainas.
Peskov tha, presidenti nuk ka refuzuar kurrë një mbledhje të tillë, por ka kërkuar që paraprakisht të përgatiten kushtet për të. Më konkretisht teksti i dokumentit. /abcnews.al/