Ballina Aktualitet Rajoni Toka nuk gjen qetësi/ Disa lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Bosnjë dhe...

Toka nuk gjen qetësi/ Disa lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Bosnjë dhe Hercegovinë, 5.6, 4.6, 4.4, 3.4 ballë…(VIDEO+FOTO)

Toka në Bosnje dhe Hercegovinë nuk po qetësohet.

Rreth orës 23:00 është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Stolac, është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti Federal Hidrometeorologjik. Tërmeti ka marrë edhe një viktimë.

Ka ndërruar jetë vajza Elmira Sefo (1994), e sjellë nga Stolaci në Mostar në gjendje të rëndë.

Elmira Sefo

Pak para orës 03:00, një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë në Hercegovinë. Sipas EMSC, ky tërmet ishte 4.6 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra ishte 10 kilometra nga Stolac, ose 30 kilometra nga Mostari.

Dy tërmete të tjera më të vogla, me magnitudë 3 dhe 2.6 të shkallës Rihter, goditën Stolacin, raporton EMSC.

Stolac dhe Mostar nuk flenë: Tërmet i ri 4.4 i shkallës Rihter
Ndodhi rreth orës 04:20 të mëngjesit dhe epiqendra ishte 32 km nga Mostari, ose 14 km nga Stolac.

Kujtojmë se tërmeti i parë sonte me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter është shënuar me epiqendër në Stolac, është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti Federal Hidrometeorologjik. Tërmeti ka marrë edhe një viktimë. Vdiq vajza Elmira Sefo (1994), e cila u soll nga Stolaci në spitalin e Mostarit në gjendje të rëndë.

https://youtu.be/jrTC2PalhMs

https://youtu.be/KVabSBXegTM

https://youtu.be/qHHYX5EA9Z4

https://youtu.be/LX_lyDScD4g

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për lëkundjet nga tërmeti në Bosnjë

Lëkundje të tokës janë regjistruar sonte në orën 23:07 në tërë territorin e Kosovës, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë.

Detaje për tërmetin ka dhënë Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila bazuar në Rrjetin Sizmologjik të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, ka njoftuar se se me datë 22.04.2022 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Bosnja dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me magnitudë 5.9 sipas shkallës Rihter.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, përcjell Telegrafi, tërmeti ishte me intensitet VII ballë të Merkalit ku thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N – Longitude 18.21 E.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400 kilometra”, është thënë në fund të njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, nga një tërmet që ndodhi në orët e vona të së premtes me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë tanimë është shënuar edhe viktima e parë – përkatësisht një vajzë 27-vjeçare, në shtëpinë e së cilës thuhet se kishte rënë një gur i madh.