Ballina Top Lajm Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë, regjistrohet viktima e parë – një vajzë...

Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë, regjistrohet viktima e parë – një vajzë 27 vjeçare (VIDEO)

Tërmeti që ndodhi sonte në Bosnje dhe Hercegovinë pak pas orës 23 ka regjistruar edhe viktimën e parë

Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur.

Familjarët e saj kanë konfirmuar për klix.ba që vajza ka ndërruar jetë dhe ajo kishte lindur në vitin 1994.

Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.

Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar. /GazetaExpress/

https://youtu.be/jrTC2PalhMs

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë dhe Italinë.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, shkruan media boshnjake radiosarajeva.

https://youtu.be/KVabSBXegTM

@tn.lajmelokale
@tetovanews