Ballina Bota Zelensky dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike “domethënëse” për fatin e Ukrainës

Zelensky dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike “domethënëse” për fatin e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplote” me presidentin francez Emmanuel Macron për luftën në Ukrainë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Zelensky tha se ai dhe homologu i tij francez diskutuan për çështjen e furnizimeve me karburant në Ukrainë dhe mbështetjen e mbrojtjes nga Franca.

“Tregova për rrjedhën e armiqësive, operacionin për të shpëtuar ushtrinë nga Azovstal dhe vizionin e perspektivës së procesit të negociatave,” tha Zelensky në Twitter.

“Ne diskutuam gjithashtu mbështetjen e mbrojtjes nga Franca, përgatitjen e paketës së 6-të të sanksioneve (kundër Rusisë) dhe mënyrat e mundshme për të eksportuar produkte bujqësore ukrainase. Zhvilluam një diskutim thelbësor për aplikimin tonë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, shkruan Zelensky në Twitter./abcnews.al/