Ballina Sport Italia në “Katar 2022”? Anëtarja e UEFA-s jep lajmin e keq për...

Italia në “Katar 2022”? Anëtarja e UEFA-s jep lajmin e keq për tifozët e Italisë: Nuk ka shanse

Ditën e sotme qarkulloi lajmi se Italia ka shanse për të luajtur në “Katar 2022” pasi Ekuadori mund të përjashtohej nga Kupa e Botës 2022.

Ky lajm sigurisht ka gëzuar të gjithë “Azzurrët” të cilët shpresonin që diçka e tillë të ndodhte vërtetë.

Sipas Franco Chimenti, president i Federatës Italiane të Golfit dhe ish-anëtar i Coni (Komiteti Olimpik Italian), Italia mund të shpresojë: “Ka një mundësi, shumë më konkrete se sa mendojnë të gjithë”.

Por për të shuar ëndrrën e tyre ka ardhur edhe përgjigja, pasi diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Realisht ekziston mundësia e përjashtimit të Ekuadrorit nga “Katar 2022”, pasi Castillo ka luajtur në ndeshjet kualifikuese me dokumenta të falsifikuara dhe nëse kjo gjë ndodh atëherë një tjetër kombëtare do të shkojë të luajë në Katar në muajt nëntor-dhjetor.

Por anëtarja e UEFA-s, Evelina Christillin shuan entuziazmin në kampin italian: “Edhe nëse Ekuadori përjashtohet, në Katar do të shkonte një skuadër nga Amerika Jugore, nuk ka asnjë shans që Italia të luajë në Botëror”. /f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews