Lufta në Ukrainë ka rritur rrezikun në botë dhe shumë vende kanë marrë. Qeveria holandeze ka shënuar rritjen më të madhe në shpenzimet ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se “kërcënimet në botë dhe lufta në Ukrainë tregojnë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena”.
Pesë miliardë euro shtesë (4.27 miliardë £) në vit do të përdoren për të financuar pajisje të tilla si gjashtë avionë të rinj luftarakë F-35; dyfishim i dronëve të MQ-9 Reaper nga katër në tetë, si dhe për të lehtësuar mungesat e përgjithshme të pajisjeve.
Kjo do të thotë që në 2024 dhe 2025 Holanda do të arrijë shifrën prej 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake që NATO kërkon nga anëtarët e saj.
/abcnews.al