Ballina Argëtim Kuriozitete Studimi: Ngasja e makinës ul inteligjencën

Studimi: Ngasja e makinës ul inteligjencën

Ka disa gjëra që ne të gjithë bëjmë çdo ditë, të cilat janë treguar se dëmtojnë aftësitë mendore dhe kontribuojnë në një rënie të vazhdueshme të IQ-së. Gjetjet vijnë nga një ndjekje pesëvjeçare e 502,643 britanikëve, të moshës 37 deri në 73 vjeç, të cilët iu nënshtruan testeve të kujtesës dhe inteligjencës.

Por cilat janë dy zakonet që janë treguar se reduktojnë inteligjencën?

TV

Orët e gjata të shikimit të programeve televizive rezultuan në rënien e funksioneve mendore tek ata që shikonin më shumë se 3 orë televizor në ditë, ndërkohë që ajo u intensifikua me kalimin e viteve.

Ngarja e mjetit

Studiuesit zbuluan se 93,000 njerëz që drejtonin makinën për më shumë se dy deri në tre orë në ditë zakonisht kishin fuqi më të ulët të trurit, raportoi The Times. Gjatë 5 viteve të ardhshme, aftësitë njohëse të këtyre njerëzve jo vetëm që ranë edhe më shumë, por me një ritëm më të shpejtë se pjesa tjetër e vullnetarëve, të cilët vozitën më pak ose aspak. /abcnews.al