Ballina Aktualitet KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 28.07.2022

KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 28.07.2022

Me datë 27.07.2022, në ora 20:55, në fshatin Leshkë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.S.(21) nga Republika e Kroacisë, me banim në Sllatinë të Tetovës. Gjatë kontrollit, në veturën Audi me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur hashash. Ai u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i nënshtrohet parashtresa përkatëse.

Më datë 27.07.2022, rreth orës 17:50, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në Vrapçisht të Gostivarit, në rrugën rajonale Gradec-Gostivar, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku, S.R. nga Vrapçishti i Gostivarit personit M.A. (69) nga Negotina e Pollogut, me një mjet të mprehtë i ka dëmtuar veturën e tij ,,Ford,, me targa të Gostivarit, pas së cilës e ka sulmuar atë me një mjet të fortë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më datë 28.07.2022, në ora 00:30 në Njësinë Policore Zherovjan, personi M.S. (20) nga Bërvenica e Tetovës ka raportuar se në fshatin Çellopek të Tetovës është sulmuar fizikisht nga A.K. (25) nga fshati Çellopek.
Rasti është duke u zbardhur dhe më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 27.07.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga 39-vjeçarja M.G. nga rrethina e Tetovës, me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje dashurie.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Me datë 27.07.2022, në ora 11:30, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, zyrtarër policorë nga Njësia policore Gallatë kanë ndaluar personin A.U. nga fshati Zdunjë pasi pas një debati të mëparshëm kishte sulmuar fizikisht personin E.K. nga i njëjti fshat. Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 27.07.2022, rreth orës 13:00, në Stacionin Policor Gostivar, personi M.S. (65) nga Çegrani i Gostivarit, ka raportuar se në vendin e punës si shofer taksie në stacionin e autobusëve në Gostivar është sulmuar fizikisht nga J. N., i cili kishte refuzuar të paguante shërbimin taksi.
Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 27.07.2022, në ora 09:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin F.I. (43) nga Llakavica e Gostivarit, pasi që rreth orës 09:20 në një restorant në Llakavicë për shkak të mosmarrëveshjeve të ndërsjella ka sulmuar me një mjet metalik personin B.K.(41) nga fshati Llakavicë.
I njëjti është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më 27.07.2022, në ora 17:20 në SPB Tetovë, personi F.F. (42) nga Tetova ka raportuar se në rrugën “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.

Më datë 27.07.2022 në ora 22:10 në Policinë e Gostivarit, S.Sh. (82) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit ka raportuar se është kafshuar nga një qen i pastrehë në rrugën “Bregu i Vardarit”.

Më datë 28.07.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 14:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët në komunikacion. Njëkohësisht janë konstatuar dhe sanksionuar 22 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-8), shumica prej të cilave për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe mosrespektim të sinjalistikës-semaforëve. Për shkelësit janë hartuar urdhërpagesat përkatëse.

Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 24 shkelje të tjera (TE-22 dhe GV-2), të cilat janë sanksionuar sipas ligjit.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelon tek këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të ppjesmarësve të tjerë të trafikut.

Me datë 27/28.07.2022, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Njëkohësisht janë konstatuar dhe sanksionuar 46 shkelje (TE-44 dhe GV-2), nga të cilat 2 për drejtim mjeti me shpejtësi 50-70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit, si dhe 25 shkelje në vendbanim.

Për shkelësit janë hartuar urdhërpagesat përkatëse, ndërsa më të shpejtët do të përballen me masë mbrojtëse ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj.

https://youtu.be/tMJN_fR9KHM

Gjatë aksionit të kontrollit janë konstatuar edhe 7 shkelje të tjera (TE), të cilat janë sanksionuar në bazë të ligjit.

SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve në komunikacion në zonën e SPB- Tetovë, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.