Ballina Aktualitet Lajme KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 29.07.2022

KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 29.07.2022

Më datë 29.07.2022, në orën 02:30, në Njësinë e Policisë Gallatë është ndaluar E.K.(34) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë një kontroll aksioni në një lokal në Vrapçishtë të Gostivarit, të kryer nga zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë së Gallatë, ajo është gjetur në lokal dhe është konstatuar se punonte në mënyrë të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë ka keqpërdorur qëndrimin e saj turistik.
E njëjta është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës.

Me datë 28.29.07.2022, në periudhën prej orës 23:00 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë në bashkëpunim me Inspeksionin Shtetëror të Tregut, Administratën e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë kryer aksion kontrolli në kazino dhe objekte të tjera ku organizohen lojëra të fatit në zonën e SPB Tetovë. Në të njëjtën kohë, në një bastore sportive në rrugën “Iliria” në Tetovë, policët kanë gjetur kokainë tek personi V.D.(39) nga Tetova. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në komisariat. Është gjetur edhe një i mitur, i cili i është dorëzuar prindit të tij. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të dorëzohen raportet përkatëse.

Me datë 29.07.2022, në ora 03:30, në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të stadiumit në Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kamjan kanë privuar nga liria dy të rinj nga Sanakosi i Gostivarit dhe një nga Bogovina e Tetovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre është gjetur dhe u sekuestruar marijuanë, një boksier metalik dhe një thikë. Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 28.07.2022, në ora 01.20, në qendrën tregtare në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.O.(37) nga Shkupi e cila ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke dëmtuar inventarin në një objekt restorant. Ajo është ndaluar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më 28.07.2022 në ora 20:50 në SPB Tetovë, personi B.J.(45) nga Paniçari i Shkupit ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 28.07.2022, në ora 16:25, personi V.Gj. (66) nga Tenova e Tetovës ka raportuar se në oborrin e tij ka rënë një plumb qorr nga armë zjarri, pasi kishte dëgjuar më parë të shtëna. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer kontroll dhe proektili është marrë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.

Më datë 28.07.2022, në ora 19:50, në Njësinë e Policisë Kamjan, personi A.S. (22) nga Bogovina e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 18:00 në rrugën për në fshatin Pirok të Tetovës, ka qenë i sulmuar nga personi F.N. Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 28.07.2022, në ora 14:30, në Bogovinë të Tetovës, personi A.A. (40) nga Bogovina është privuar nga liria për shkak se paraprakisht me armë zjarri e ka kanosur personin H.S.(38) nga Kamjani i Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.

Me datë 28/29.07.2022, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 02:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Njëkohësisht janë konstatuar dhe sanksionuar 26 shkelje (TE-20 dhe GV-6) jashtë vendbanimit, si dhe 12 shkelje në vendbanim. Për shkelësit u hartuan urdhërpagesat përkatëse, ndërsa më të shpejtët do të përballen me masë mbrojtëse ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj.

Gjatë kontrollit është konstatuar edhe 1 shkelje tjetër (TE), e cila është sanksionuar në bazë të ligjit.
SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve në komunikacion në zonën e SPB Tetovë, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews