Ballina Sport Salernitana troket te Empoli për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Salernitana troket te Empoli për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Salernitana ka trokitur në derën e Empolit për Ardian Ismajlin. Lajmi është bërë i ditur nga “La Nazione”, e cila shpjegon sesi klubi që siguroi qëndrimin në  Serie A ka vënë në shënjestër ish-qendërmbrojtësin e Spezia-s.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare aktualisht konsiderohet i patransferueshëm nga Empoli.

Skuadra toskane nuk dëshiron të humbasë më asnjë pjesë në mbrojtje pasi tashmë ka shitur Mattia Vitin te Nice dhe pa një zëvendësues të nivelit të lartë nuk do ta lërë shqiptarin të ikë. /f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews