Dje, rreth orës 19:00. në SPB – Tetovë është dhënë njoftimi se një shtetase e Serbisë ka rënë nga ballkoni i një banese në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë.
Serbja me inicialet S.J. (29 vjeçe) banonte në apartament me personin me inicialet O.O. (38 vjeç), dhe ka rënë në çatinë e një lokali, i cili ndodhej në katin përdhesë të objektit, më pas është dërguar në spital.
Më pas, gjatë kontrollit nga MPB-ja e Tetovës, në banesë janë gjetur gju*rmë të k o k a i n ë s , njofton MPB-ja, transmeton Tetova News.