Ballina Aktualitet Nuk kanë ujë për pije / Banorët e fshatit Pallçisht protestojnë para...

Nuk kanë ujë për pije / Banorët e fshatit Pallçisht protestojnë para Komunës së Bogovinës (VIDEO)

Dhjetëra banorë të fshatit Pallçishtë protestuan para komunës së Bogovinës për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Banorët akuzuan kreun e komunës se nuk e ka mbajtur premtimin për fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit si dhe mos realizimin e asnjë investimi tjetër. Banorët kërkuan që kryetari i Bogovinës të del para banorëve dhe të japë sqarime, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Nga protesta e gushtit e deri tani kemi ndenjur me premtimin se kjo është çështje ditësh por siç e shihni kjo u bë çështje muajsh. Kryetari i komunës duhet të del këtu para nesh dhe të thotë se ato premtime që i kam nënshkruaj do i bëj, dhe duhet të vjen ti punon ato dhe protesta do ndalet përnjëherë”, tha Vullnet Hakiki, kryetar i BL Pallçisht.

“Edhe ai pak ujë që e kemi në Pallçisht edhe ai nuk është për pije, po a nuk është turp kjo. Ne kemi ardhur te komuna e Bogovinës, dhe është turp për atë të mos del para neve para mediave se ne jemi qytetarë të komunës së Bogovinës. Ne ujin e kemi prioritet, a keni fëmijë ju a i dërgoni në shkollë, a mund ta kontrolloj fëmijën tim të mos pijë ujë në rubinetin e shkollës”, u shpreh një banorë.

Tentuam që të marrim prononcim edhe nga kreu i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu por nuk ndodhej në hapësirat e komunës. Banorët e Pallçishtit, kanë paralajmëruar protesta të përditshme para komunës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërkohë nuk përjashtohet edhe radikalizimi i këtyre protestave, nëse kreu i komunës, nuk realizon premtimin për ujin e pijshëm./Alsat.mk