Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Regjistrohen dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

Pasditen e sotme janë regjistruar dy tërmete në vend. I pari është regjistruar rreth orës 14:00 me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në juglindje të Strumicës në thellësi prej 2 km.

Tërmeti i dytë është regjistruar rreth orës 14:20 me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në juglindje të qytetit të Strumicës, në një thellësi prej 2 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Për momentin nuk është raportuar për dëme nga këto tërmete.

Video bonus:

Artikulli paraprakNOBELISTJA FRANCEZE ANI ERNO (ANNIE ERNAUX) një grua e cila për turpin shkruan pa kurrfarë turpi
Artikulli tjetërNuk kanë ujë për pije / Banorët e fshatit Pallçisht protestojnë para Komunës së Bogovinës (VIDEO)