Ballina Bota Anija e tij u mbyt, peshkatari mbijeton në det duke u mbyllur...

Anija e tij u mbyt, peshkatari mbijeton në det duke u mbyllur brenda frigoriferit të peshkut (VIDEO)

Mund të duket si histori filmi, por një peshkatar në Tajlandë arriti të mbijetojë në det për 6 orë pasi anija e tij u mbyt.

Anat Massoyot u mbyll brenda frigoriferit të peshkut dhe qëndroi aty për 6 orë ndërsa anija e tij ishte mbytyr në det të hapur.

Fatmirësisht Anat Massoyot arriti të shpëtohej nga një tjetër anije e cila po kalonte aty pranë.

“Nuk dija çfarë të bëja. Unë vetëm prita dhe u luta. Jam i lumtur që jam gjallë” , tha Anat kur u kthye në breg.

Të nesërmen, udhëheqësi i komunitetit Somsak Debbut mobilizoi një ekip për të kërkuar mbetjet e varkës së Anatit me shpresën se ata mund ta rimerrnin anijen dhe ta riparonin atë.

Ai s’do ta mendonte kurrë që frigoriferi që e përdorte për të mbajtur peshkun do të kthehej në shpëtimin e tij. Ai e përdori varkën për 6 orë derisa arriti të shpëtohej. Ai tha se moti ishte i mirë dhe nuk e mendonte kurrë se do të kishte dallgë të larta. Ai shprehet se në fillim ka qëndruar i qetë por dallgët sa vinin e bëheshin më ta larta derisa e përmbysën varkën e tij të vogë. Kur pa se gjithçka po merrte fund ai shprehet se hodhi frigoriferin në ujë dhe nisi ta përdorte si varkë shpëtimin duke qëndruar brenda tij.

https://youtube.com/shorts/OhwP3lHtd6E?feature=share