Ballina Kronika Detaje nga tragjedia në Tetovë

Detaje nga tragjedia në Tetovë

Kanë vazhduar sot hetimet dhe mbledhja e informacioneve lidhur me trupin e pajetë të 16 vjeçarit nga fshati Novo Sellë, që u gjet në orët e hershme në mëngjesit, në shtratin e lumit Shkumbin në Banjat e Tetovës. Zhdukja e 16 vjeçarit, ditë më parë është denoncuar në polici nga babai i tij. Makina e tij me targa të Tetovës, sot është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa disa metra më poshtë në lum është gjetur edhe trupi i pajetë. Motivet deri më tani zyrtarisht nuk dihen. Në vendin e ngjarjes të parët kanë arritur zjarrfikësit, të cilët kanë nxjerrë nga ujërat e Shkumbinit trupin e pa jetë, dhe më pas është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore në Tetovë.

“Bashkë me familjarët bëmë kërkimet që të gjendet vetura, e cila u gjend në afërsi të banjës së Tetovës. Pastaj filluam kërkimet në shtratin e lumit dhe në mëngjes, bashkë me policinë gjetëm trupin e pajetë në një vend shumë të vështirë dhe u desh që të intervenohet me më tepër zjarrfikës, kështu që e nxorëm trupin. Veturën e kemi gjetur njëqind metra larg viktimës, dhe e gjetëm në mëngjes rreth orës 6 e50 minuta”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ-Tetovë. /Alsat.mk

SPB – Tetovë ka dhënë hollësi shtesë për ngjarjen e rëndë te Banjat e Tetovës ku u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella, komuna e Zhelinës.

“Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur Banja e Tetovës (“Banjiçe” ) në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë të një të mituri nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij me inicialet J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me automjetin “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës.

Më herët, rreth orës 02.20, makina është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur Banjat e Tetovës ( “Banjiçe”).

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një të mitur, i cili mbrëmjen e djeshme është raportuar si i zhdukur.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka inspektuar vendin e quajtur Banjat e Tetovës (“Banjiçe”), ku në lumë është gjetur trupi i pajetë i personit 16 vjeçar.

Bëhet fjalë për një person i cili rezultonte i zhdukur që nga dita e djeshme. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, si dhe për mbledhjen e të gjitha gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”, thonë nga Prokuroria.

Video bonus: