Ballina Kronika 16 vjeçari i gjetur pa shenja jete te Banja e Tetovës është...

16 vjeçari i gjetur pa shenja jete te Banja e Tetovës është nga një fshat i Komunës së Zhelinës

SPB – Tetovë ka dhënë hollësi shtesë për ngjarjen e rëndë te Banjat e Tetovës ku u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella, komuna e Zhelinës.

“Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur Banja e Tetovës (“Banjiçe” ) në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë të një  të mituri nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij me inicialet  J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me automjetin “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës.

Më herët, rreth orës 02.20, makina është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur Banjat e Tetovës ( “Banjiçe”).

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një të mitur, i cili mbrëmjen e djeshme është raportuar si i zhdukur.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka inspektuar vendin e quajtur Banjat e Tetovës (“Banjiçe”),  ku në lumë është gjetur trupi i pajetë i personit 16 vjeçar.

Bëhet fjalë për një person i cili rezultonte i zhdukur që nga dita e djeshme. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, si dhe për mbledhjen e të gjitha gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”, thonë nga Prokuroria.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews