Ballina Kronika Nga Gostivari për të vjedhur në Tetovë, kapet “me presh në dorë“...

Nga Gostivari për të vjedhur në Tetovë, kapet “me presh në dorë“ 37-vjeçarja

Në një qendër tregtare në Tetovë, dje në ora 16:30, zyrtarët policorë nga SPB – Tetovë kanë privuar nga liria personin me inicialet I.M.(37) nga Gostivari.

Siç njoftoi sot MPB-ja, ajo u kap teksa po kryente një vjedhje në qendrën tregtare, gjatë së cilës mori disa sende. Objektet e sekuestruara u janë kthyer pronarëve dhe I.M. ajo u ndalua në komisariat.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.

Njoftimi i policisë:
Me datë 29.12.2022 në ora 16:30 në një qendër tregtare në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M. (37) nga Gostivari. Ajo është kap duke kryer një vjedhje në qendrën tregtare, gjatë së cilës kishte marrë disa sende. Gjësendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve, kurse I.M. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të përgaditet kallëzim përkatës.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews