Ballina Kronika Kallëzim penal për tetovaren, keqpërdori kartelën e huaj bankare

Kallëzim penal për tetovaren, keqpërdori kartelën e huaj bankare

SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 33-vjeçareje nga fshati Sedllarcë e Poshtme, Tetovë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëshimi i çekut pa mbulesë dhe keqpërdorimi i kartelës për pagesë”.

Me datë 16.11.2022, e dyshuara ka marrë kartelën e pagesës së një personi nga Tetova dhe me të ka blerë produkte në disa objekte tregtimi në Tetovë.

Në atë mënyrë ajo ka realizuar përfitim pasuror të kundërligjshëm prej 5.550 denarë, në dëm të pronarit të kartelës.

Video bonus:

Artikulli paraprakKastrioti dhe Skënderi mund ta rrëzojnë qeverinë?! Mickoski thotë se ka 61 vota deputetësh…(VIDEO)
Artikulli tjetërNga Gostivari për të vjedhur në Tetovë, kapet “me presh në dorë“ 37-vjeçarja