Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut LAJM PIKËLLIMI: Ndahet nga jeta mësuesja e shkollave të Malit të Thatë,...

LAJM PIKËLLIMI: Ndahet nga jeta mësuesja e shkollave të Malit të Thatë, Sadije Etemi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga kjo jetë e arsimtares Sadije Etemi.

Një grua shumë e mirë, e shembullore! Unë pata fatin ta njoh për së afërmi që kur isha i vogël, si arsimtare shumë e përkushtuar. Do ta kujtoj përherë si arsimtaren më të madhe të gjuhës shqipe e cila tërë jetën ia kushtoi arsimit! Ngushëllime familjes Etemi, të gjithë farefisit, miqve të shumtë që i pat, kolegëve e kolegeve, nxënësve nga gjenerata të shumta si dhe gjithë qytetarëve të Zhelinës e Tetovës. Pushoftë në paqe shpirti i saj!

Mësuesja Sadije u lind më 20 Qershor 1958! Shkollën fillore e kreu ne fshatin Sllatinë të Fush Kosovës, e Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë ku më pas i kreu edhe studimet në fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Prishtinës.

Tërë jetën ia kushtoi arsimit në shkollat e komunës së Zhelinës e më saktë kontributin e saj fillimisht e dha në shkollën “Pashko Vasa” në Grupçin deri në vitin 2015 e pas ndarjes së shkollave kaloi në shkollën “Hasan Tahsini” fsh.Novosellë ku edhe u pensionua në vitin akademik 2021/22.

LAJM PIKËLLIMI
Me dhimbje dhe pikëllim ju informojmë se sot u nda nga jeta mësuesja shumëvjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e SHFK “Pashko Vasa” Grupçin, Sadije Etemi, e ndjera u pensionua në vitin shkollor 2022 nga Shkolla “Hasan Tahsini”në f.Rogle. Kontributi i saj shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave ishte shumë i madh, Zoti e shpërbleftë me parajsë. Varrimi i së mdjerës bëhet sot më datë 31.12.2022 në varrezat e qytetit në Tetovë, pas mamazit te drekës, i qoftë i lehtë dheu dhe Zoti e pastë mëshiruar!

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ndroi jetë Nëna jonë shumë e dashur Mësuesja Sadije Etemi.
Zoti e shpërbleftë me xhennet-ul-firdeus.
Varimi dhe falja e namazit të xhenazes do bëhet tek varezar e reja të qytetit të Tetovës pas namazit të drekës (ora12:15) .

@tn.lajmelokale
@tetovanews