Ballina Kronika Kronika, 13 janar 2023: Lajmet e “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika, 13 janar 2023: Lajmet e “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë, dje (12 janar), rreth orës 18:20, në Tearcë të Tetovës kanë ndaluar 26-vjeçarin A.R. nga Dobroshti i Tetovës, pas së cilës është dërguar për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Tetovës.

Dje (12 janar), rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Dobëridolli, për shkak të dyshimit për përfshirje në dy vjedhje të raportuara gjatë këtij muaji në Dobërdoll.
Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dyzet vjeçari A.E. nga Senakosi i Gostivarit, dje (12 janar) në ora 18:45 në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij S.E. (52), Rasti është zbardhur plotësisht dhe kundër sulmuesit do të përgatitet kallëzim përkatës.

Dje (12 janar), në ora 19:05, në Tetovë është raportuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, disa persona pas një zënke paraprake duke dalë nga objekti, kanë sulmuar fizikisht dy të mitur nga Vrapçishti i Gostivarit. Në sulm, sipas raportimit, njëri prej të miturve ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Është kryer këqyrja në vendin e aksidentit dhe po merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmjen e 11 janarit, rreth orës 21:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin L.Z. nga rrethina e Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar se është sjellë në mënyrë agresive, duke thyer orenditë dhe duke e kërcënuar me jetë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresën përkatëse.

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (12 janar), dyzet minuta pas mesnate, në rrugën “113” në Tetovë, e kanë privuar nga liria një të mitur tek i cila e është gjetur marijuanë dhe ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, më 11 janar, rreth orës 13:10 kanë ndaluar personat S.A.(48) dhe B.K. (54) nga Republika e Turqisë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik. Të dy janë ndaluar në Stacion policorë për procedim të mëtejshëm.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari I.V. nga Dobërdolli i Gostivarit, dje (11 janar), në ora 18:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:30 në lokalitetin “Vakaf” është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij H.A.(46), rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Njëzet e dy vjeçari N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, më 11 janar, në ora 22:15, në SPB Tetovë ka raportuar se dyzet minuta më parë është sulmuar fizikisht nga një femër 21 vjeçare me të cilën njiheshin, të cilës i kishte paraprirë një debat verbal mes tyre. Sipas raportit, e njëjta kishte përdorur edhe një mjet të fortë në sulm. Rasti është duke u zbardhur.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më  11 janar, rreth orës 12.00 në rrugën lokale Strimnicë – Falishë kanë gjetur automjetin “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, në pronësi të 29-vjeçarit B.B. nga Çellopeku i Tetovës, i cili ishte raportuar se është konfiskuar në mënyrë të kundërligjshme më datën 03 të këtij muaji. Është kryer inspektimi dhe automjeti i është kthyer pronarit.

Më 12 janar, rreth orës 05:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria dy të rinj nga Piroku i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit taksi që po i transportonte, është gjetur marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Video bonus:

https://youtu.be/PEIAlGGcNTY

Video bonus: