Pas Taravarit, edhe Kovaçevski konfirmoi mundësinë e hyrjes së Aleancës së Shqiptarëve në Qeveri, ku kryeministri theksoi se tani është koha që të zgjerohet koalicioni qeveritar për të përshpejtuar integrimet evropiane.
“Aleanca për Shqiptarët ka shprehur vullnet politik për një koncept evropian të shtetit. A do të hyjë në Qeveri, ka shanse për këtë, ashtu siç thanë liderët e tjerë politikë… Mirëpo, para tre muajsh thashë se të gjithë ata që duan t’i bashkohen konceptit të Maqedonisë evropiane tani është koha ta bëjnë këtë. sepse pranimi më i shpejtë i vendit në BE varet nga ne”
Por nëse me siguri do të ndodhë zgjerimi i koalicionit qeveritar, Kovaçevski thotë se varet nëse do të ketë marrëveshje politike me Taravarin për qëllimet programore, por edhe për pozitat kadrovike që do të merrte Aleanca.
Pavarësisht këtij procesi, kryeministri pretendon se mazhoranca është stabile edhe me turbullirat e BDI-së me Grupin e Zjarrit, të cilin e quajti diskutim brendapartiak. Ai po ashtu ka përkrahur konceptin e Aleancës për Evropën të partnerit të tij Ahmeti – për bashkimin e partive politike që janë në favor të një Maqedonie evropiane, përfshirë edhe Aleancën, dhe akuzoi të Majtën dhe VMRO-DPPMNE-në se punojnë kundër përcaktimit strategjik të qytetarët.
Por, partneri më i vogël i qeverisë, Bashkimi Demokratik (Демократски сојуз), kundërshton pikërisht këtë ndarje të partive pro dhe anti-BE dhe thotë se është një tezë e rrezikshme e promovuar nga kryeministri. Pavle Trajanov shprehimisht qëndron kundër hyrjes së Aleancës në Qeveri si në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit për përfaqësim të drejtë dhe mendon se kjo do të shkaktojë probleme ndëretnike dhe revoltë te maqedonasit.
Megjithatë, Trajanov nuk ka komentuar nëse do të largohet nga qeveria nëse Taravari bëhet partner i ri i qeverisë. Pakënaqësi jozyrtare ka pasur edhe te partitë e tjera më të vogla, ndaj balanca e pushtetit në parlament nuk do të ndryshonte në mënyrë drastike pas hyrjes së Aleancës.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, Taravarin e quajti si partner të Kovaçevskit dhe Ahmetit që e udhëheq politikën duke gënjyer.
Nga partia opozitare dyshojnë se ka pasur edhe një faktor ndërkombëtar që i ka sugjeruar Taravarit hyrjen në qeveri./Sitel-Në shqip tetova.com