Ballina Bota Pesë orë nën mëshirën e dallgëve të uraganit: Makth i madh në...

Pesë orë nën mëshirën e dallgëve të uraganit: Makth i madh në tragetin Ponza-Formia të Italisë (VIDEO)

Anija Laziomar u përball me valë tetë metra të larta përpara se të ankorohej në port. Terror në bord, me pasagjerët e tmerruar dhe të frikësuar nga më e keqja

Një makth pasditen e sotme, 20 janar, në tragetin që lidh Ponzën me Formian. Anijes Laziomar iu deshën mbi 5 orë për të arritur në port, pasi përfundoi në mes të një uragani dhe u detyrua të përballej me dallgë 7-8 metra.

Momente paniku në bord, me pasagjerë që bëjnë shenjën e kryqit, duke pasur frikë nga më e keqja./tetova.com

https://youtu.be/2lyqCmnEgOQ