Ballina Kronika VIDEO/U mori jetën me sëpatë gruas dhe vëllait, publikohet momenti i ndalimit...

VIDEO/U mori jetën me sëpatë gruas dhe vëllait, publikohet momenti i ndalimit të 80-vjeçarit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Ky është autori 80-vjeçar Xhevit Sinan

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

https://youtu.be/695_RAc1xHc

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja nga krimi i dyfishtë që ndodhi mesditën e kësaj të premte në Gramsh, ngjarja e rëndë është regjistruar në në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj.

Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani dhe të vëllanë, Shaqir Sinani.

Mediat kanë publikuar foton e viktimës, Shaqir Sinani i cili u vra ditën e sotme nga vëllai i tij, Xhevit Sinani në Gramsh, për motive që ende nuk dihen.

Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol, dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani.

Burime për Top Channel bëjnë me dije, se menjëherë pas ngjarjes, autori 80-vjeçar ka telefonuar fëmijët të cilët i ka informuar për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se bashkëshortes, Sinani ia mori jetën duke e goditur me sëpatë brenda shtëpisë, ndërsa të vëllanë e ka vrarë në vreshtën e rrushit, që ndodhet rreth 1 kilometër larg shtëpisë.

Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë arrestuar autorin, i cili tashmë është në komisariatin e policisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky është autori 80-vjeçar Xhevit Sinani.

“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 80 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.