Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së po raporton se më shumë se 100 pasgoditje pasuan tërmetin e fuqishëm me magnitudë 7.8 të hënën, duke përfshirë një me magnitudë 7.5.
Mbani mend: Të gjitha pasgoditjet janë tërmete të veçanta. Por për sa kohë që ato nuk janë më të forta se tërmeti origjinal, kryesor, ato konsiderohen si pasgoditje.
Ja një vështrim se ku kanë goditur këto pasgoditje:
Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i së hënës është rritur në të paktën 3,549, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij nga qendra e koordinimit të tërmeteve në kryeqytetin Ankara.
Ka të paktën 22,168 të lënduar, shtoi ai./tn