Gjithnjë e më shumë video të shpëtimit të njerëzve dhe skenave tronditëse po shfaqen nga Turqia, e cila po numëron plagët e saj, kryesisht në jetë njerëzish, pas goditjes vrasëse të tërmetit 7.8 Rihter, shkruan abcnews.al.
Në njërën prej tyre, Adin Gunandin, një trajner i akademisë, nxjerr futbollistët e tij të rinj nga rrënojat në qytetin e Hatay. Të gjithë fëmijët, për fat të mirë, u nxorrën të gjallë nga rrënojat me ndihmën e trajnerit të tyre, i cili u qëndroi pranë edhe pse sipas mediave turke, ai vetë humbi të afërmit nga tërmeti fatal. /G.D abcnews.al/