Ballina Bota Në rrugë pas tërmetit janë krijuar gropa të mëdha! Pamjet tronditëse nga...

Në rrugë pas tërmetit janë krijuar gropa të mëdha! Pamjet tronditëse nga autostrada Antakya – Demirköprü (FOTO+VIDEO)

Pas tërmetit që tronditi Turqinë, në autostradën Antakya –  Demirköprü u krijuan çarje nën efektin e tërmetit, ndërsa gropat gjigante u panë me dron nga ajri. Gjendja e rrugës tronditi ata që e panë.


Pas tërmeteve që ndodhën në Turqi dhe Siri, autostrada Antakya – Demirköprü pësoi dëme të mëdha. Drejtimi i kthimit Reyhanlı-Demirköprü është i mbyllur për transport. Ndërsa rruga ishte e dëmtuar rëndë, shkalla e dëmtimit shihej nga ajri.

Qytetari i ardhur në Hataj për të sjellë materiale ndihme ka mbetur i shokuar nga pamja që ka parë. Batuhan Yıldırım, i cili zbriti për të parë rrugën dhe për të xhiruar një video, tha: “Kemi ardhur këtu për të ndihmuar. Ne po shkojmë në Kırıkhan, e pamë këtë vend në rrjetet sociale, tani po e shikojmë nga afër. Ishte vërtet keq”, thotë ai./tetova.com