Aktori i serialit “Osman” Çağdaş Çankaya dhe gruaja e tij muzikante Zilan Tigris u nxorën të pajetë nga rrënojat e apartamentit 9-katësh, i cili u shkatërrua nga tërmeti në Yenişehir të Dijarbakirit.
Nga tërmeti në Dijarbakır humbi jetën Çağdaş Çankaya, i cili për një kohë luajti edhe në serialin “Osman” dhe bashkëshortja e tij muzikante Zilan Tigris.
Trupat e pajetë të çiftit janë nxjerrë 7 ditë pas tërmetit. Ndonëse deri parddje u dëgjuan zëra nën rrënoja, fatkeqësisht dje çifti u nxor i pajetë pasi nuk mbijetuan dot edhe për shkak të motit të ftohtë.
Dje në Diyarbakır është bërë varrimi i këngëtares, ndërsa varrimi i aktorit do të bëhet në Malatya.