Tërmetet e një jave më parë, më 6 shkurt, në Turqi kanë qenë aq të fuqishëm sa kanë nxjerrë nga shinat dhe janë përmbysur edhe 6 trena të parkuar në Gaziantep.
Po ashtu, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Islahiye, Narlı, Türkoğlu, Nurdagi. Për këtë arsye, hekurudha drejt Fevzipaşa u mbyll përkohësisht.
Ndërkohë, gurët dhe masivë shkëmborë kanë rënë nga mali në shinat e trenit në drejtim të Fevzipaşa. Si pasojë e rënies së gurëve janë dëmtuar shinat e trenit.