Një nënë siriane dhe foshnja e saj e porsalindur po kurohen pasi u shpëtuan për herë të dytë brenda një jave nga rrënojat e shtëpisë së tyre në qytetin sirian të Jindairis. Siç raporton BBC, Dima ishte shtatzënë në muajin e shtatë kur tërmeti i së hënës së kaluar shkaktoi shëmbjen e një pjese të shtëpisë së saj.
Gruaja u plagos lehtë dhe pak më vonë solli në jetë një djalë të cilin e quajti Adnan. Lindja u bë në një spital në Afrin të mbështetur nga Shoqëria Mjekësore Siriane Amerikane (Sams). Nëna dhe i porsalinduri u kthyen në shtëpinë e tyre, e cila megjithatë u shemb plotësisht pas tre ditësh.
Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje që t’i shpëtonin. Foshnja u dërgua në spital në gjendje kritike, pasi pësoi verdhëz dhe dehidrim të rëndë, ndërsa nëna e tij u plagos rëndë në gjymtyrët e poshtme.
Duke folur për BBC përmes WhatsApp të hënën, pediatri Abdulkarim Hussein al-Ibrahim tha se djali i vogël po i përgjigjet mirë trajtimit. “Gjendja e Adnanit… është përmirësuar ndjeshëm,” tha ai. “Ne thjesht e ushqejmë atë dhe sigurojmë pjesën tjetër të nevojave të tij përmes antibiotikëve intravenoz.”
Check out this video about Adnan and his family’s story highlighting the devastation caused by Syria’s earthquake.#Syria #Syrian #syriaearthquake #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/hmvHotwQlP
— sams_usa (@sams_usa) February 13, 2023
Dima ka dalë nga spitali edhe një herë dhe jeton në një tendë me burrin e saj, Abdul Majid, dhe mbesat e tyre ndërsa udhëtonte çdo ditë në Afrin për të vizituar Adnanin në spital.
Familja e saj u detyrua të kthehej në shtëpinë e tyre pjesërisht të dëmtuar pasi ajo lindi, sepse nuk kishte strehë alternative në Jindairis, një nga qytetet e goditura më keq në Sirinë veriperëndimore./abcnews.al