Ballina Bota Dëme të mëdha nga tërmeti, mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara duhet...

Dëme të mëdha nga tërmeti, mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara duhet të shemben në Turqi

TURIQI– Ministri i Mjedisit, Planifikimit Urban dhe Ndryshimeve Klimatike i Turqisë, Murat Kurum pohoi se janë 50.576 ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti të cilat duhet të prishen pa humbur kohë. Sipas rezultateve të vlerësimit të dëmeve, qeveria ka inspektuar 387,346 ndërtesa në 10 provincat e vendit dhe 279,655 prej tyre janë ndërtesa të dëmtuara lehtë ose jo të dëmtuara, tha ai, raportojnë mediat turke.

Ai theksoi se operacioni për të prishur banesat e r e dëmtuara do të nisë shpejt, ndërkohë u zotua se të rejat do jenë më të sigurta.

“Do të prishim shpejt atë që duhet të prishet dhe do të ndërtojmë ndërtesa të sigurta”, citohet të ketë thënë më tej ministri.

 

Janë 35,418 vdekjet e raportuara tashmë, numër ky i cili ka tejkaluar tërmetin masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha gjithashtu se ka nevojë për zbatim më të rreptë të rregulloreve të ndërtimit në vend. Në Siri numri i vdekjeve arriti në 5,814, sipas shifrave të fundit dhe në total në të dyja vendet numërohen mbi 41 mijë jetë të humbura/abcnews.al