Ballina Kronika Ndalohen 6 të rinj, burri dajak gruas, sherr i madh në mes...

Ndalohen 6 të rinj, burri dajak gruas, sherr i madh në mes të një fshati dhe lajme të tjera nga kronika e Tetovës dhe Gostivarit

Mbrëmjen e djeshme (16 shkurt), rreth orës 21:20, në rrugën lokale në Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB –Tetovë kanë privuar nga liria personat M.V. (26), K.A. (26) nga Gradeci i Gostivarit dhe S.A. (24) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit, me të cilën kanë lëvizur, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.

Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Dje (16 shkurt), rreth orës 19:50, në rrugën “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat D.R. (18), A.A. (18) dhe E.T. (18) tek të cilët gjatë kontrollit të kryer është gjetë dhe konfiskuar marijuanë.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen parashtresat përkatëse.

Njëzet e pesë vjeçari D.Z. nga Tetova, mbrëmjen e djeshme (16 shkurt), në ora 21:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth njëzet minuta më herët në rrugën “132” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personi A.R. (20), po ashtu nga Tetova.

Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Tridhjetë e nëntë vjeçarja nga Tetova, dje (16 shkurt), në ora 18:30, në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë, rreth orës 18.00, në banesën e saj kishte qenë e sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.C. (37) nga Tetova.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dje (16 shkurt), në ora 21:00, personi A.D. (21) nga Çegrani i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht para një lokali në fshat nga personat E.I. (18) dhe G.M. (21) nga i njëjti fshat, të cilët më pas kishin sulmuar edhe xhaxhain e tij R.D. (48), rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe kundër personave të përfshirët do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari A.A. nga Tetova, dje (16 shkurt), në ora 14:25 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11.00 në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, ka qenë i kafshuar nga një qen rrugësh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews