Ballina Aktualitet Nga ‘Baresha’ në Kuvend te homazhet në Prekaz, si u festua pavarësia...

Nga ‘Baresha’ në Kuvend te homazhet në Prekaz, si u festua pavarësia e Kosovës

Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë, një seance solemne u zhvillua ne Parlament ku mbajtën fjalime Presidentja Osmani, kryeministri Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Për shekuj shqiptarët e Kosovës vuajtën dhunën terrorin dhe spastrimin etnik por sot prej 15 vitesh ata kanë shtetin e tyre edhe pse disa kombe ende nuk e kanë njohur.

Në këtë 15 vjetor qytetarët festojnë me shpresën se përplasja me Serbinë do të ketë një zgjidhje.

Flamuri i Kosovës u valëvit që në orët e para të mëngjesit, ku në cermoni ishin të pranishëm presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Më pas ata zhvilluan homazhe në varrezat e Prekazit si dhe bën nderime te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Në parlamentin e Kosovës në këtë ditë të shënuar u zhvillua një seancë solemne, ku u luajt himni por edhe tingujt e këngës Baresha e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha.

Në fjalimin e saj para Kuvendit Presidnetja Osmani u shpeh se Kosova është forcuar si shtet si dhe u ndal edhe tek dialogu me Serbinë.

“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog. Një epilog që e kemi thënë secili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe presidenti [amerikan, Joe] Biden në letrën që është drejtuar mua si presidente, e ajo është njohja reciproke”.

“Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridike dhe sovraniteti jonë janë të panegociueshme”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh se akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të vendit

Në një kohë të vështirë politikisht, kur jo vetëm politikanët dhe diplomatët, por edhe teoricienët politikë besonin që kishte perënduar epoka e shtetndërtimeve, shtetformimeve në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë parlamentare e mirëfilltë. Kjo falë miliona vullneteve politike që ndër vite thirrën “Kosova Republikë”, derisa këtë parullë politike e kthyen në një emër zyrtar shtetëror

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e urimit kritikoi Serbinë duke thënë se nuk është tërhequr nga agresioni.

“Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare. Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës”, tha Begaj.

Pavarësine e Kosovës e uruan edhe Presidenti i SHBA Joe Biden i cili e vuri theksin tek njohja reciproke, presidneti Macron si dhe lidere te tjeter boterore.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Gjermani? Paralizohen aeroportet, anulohen qindra fluturime, lejohen vetëm disa fluturime me ndihma të Lufthansa Cargo drejt zonave turke të tërmetit
Artikulli tjetërNjë tjetër mrekulli: Shpëtohet 45-vjeçari pas 278 orësh nën rrënojat e tërmetit (VIDEO)