YouTube po krijon një lloj risie në këtë aplikacion duke shtuar opsionin Shorts brenda komenteve. Në këtë mënyrë ne mund të replikojmë ndaj një komenti me anë të Shorts njëlloj siç mund të komentonim në Tik Tok, transmeton pcworld.al.
Shorts është një opsion i cili na lejon të postojmë në YouTube video të shkurtra. Kjo risi që bëri YouTube para disa kohësh solli përfitime të mëdha për kompaninë sepse shumë përdorues të këtij aplikacioni, Shorts i kanë ‘’pikë të dobët’’. Kjo risi, si fillim do të jetë vetëm në programin iOS dhe në një të ardhme të afërt ky opsion do të jetë i aksesueshëm edhe në programin Android.
Në një lajmërim tjetër YouTube bëri të ditur se, personat të cilët zotërojnë një kanal në këtë aplikacion do të kenë mundësi të shohin më shumë të dhëna rreth ecurisë së llogarisë së tyre.
Me anë të këtyre ndryshimeve YouTube po kërkon në një farë mënyre të fitojë ‘’luftën’’ për shikues me Tik Tok, i cili është një aplikacion mjaft argëtues dhe dita-ditës numri i përdoruesve të tij rritet duke e bërë aplikacionin më të IN të momentit.