Ballina Bota Motra kërkon motrën: Doli e gjallë nga rrënojat, u dërgua në spital,...

Motra kërkon motrën: Doli e gjallë nga rrënojat, u dërgua në spital, tani nuk e gjejmë dot as të gjallë e as të vdekur! (VIDEO+FOTO)

İpek Koca

Pothuajse një muaj nga tërmetet e fuqishme që shkatërruan shumë provinca të Turqisë dhe Sirinë, ku mbi 50 mijë persona janë konfirmuar të vdekur dhe me mijëra ndërtesa janë shkatërruar totalisht, dramat njerëzore nuk kanë fundit.

Mediat në Turqi kanë intervistuar një vajzë, e cila kërkon ndihmë të gjejë motrën e saj, 26-vjeçaren Merve Ateş. E reja përfundoi nën rrënojat e tërmetit në qytetin İskenderun të Hatajit, së bashku me prindërit e saj. Ata humbën jetën, ndërsa 26-vjeçarja u nxor e gjallë, dhe si e plagosur u dërgua urgjentisht në spital. Prej atij momenti të afërmit e saj nuk kanë më asnjë informacion.

Merve Ateş

İpek Koca, motra e madhe e Merves, ka deklaruar për mediat turke: “Motra ime doli e gjallë nga këtu. Madje ka biseduar me dajën dhe të afërmit e mi. U tha se do ta dërgojnë në Mersin. Ajo u dërgua atje, por motra ime nuk po gjendet as e vdekur dhe as e gjallë”.

Merve Ateş

Nga dy tërmetet të mëdha me epiqendër në Kahramanmaraş, u shkatërrua gjithashtu pallati Sarıgül Melek Hatun, ku jetonte familja Ateş, në lagjen Mustafa Kemal të qytetit İskenderun në Hatay, Rruga 544.

Çifti Hadiye dhe Turgut Ateş dhe vajza e tyre Merve përfunduan nën rrënoja. Si rezultat i punës së ekipeve të kërkim-shpëtimit u gjetën trupat e pajetë të çiftit Ateş. Merve Ateş, e cila u shpëtua nga rrënojat, u dërgua në spital me ambulancë. Megjithatë, të afërmit e saj nuk morën vesh më asgjë për Merven.