Ballina Kronika Kishin ngecur në dëborë, shpëtohen katër shtetas të Kosovës në Galiçicë

Kishin ngecur në dëborë, shpëtohen katër shtetas të Kosovës në Galiçicë

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV ka njoftuar pasditen e djeshme se janë shpëtuar katër shtetas kosovarë të ngecur në dëborë në Galiçicë.

– Me datë 03.03.2023, në ora 19:00 në SPB- Manastir është raportuar se në parkun kombëtar të Galiçicës ka shtetas të huaj të ngecur në borë. Në terren kanë dalë zyrtarë policorë, ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Resnjës dhe nga shërbimi roje Galiçicë dhe në orën 19:50 personat janë gjetur, janë nxjerrë nga bora dhe janë drejtuar në mënyrë të sigurt në pikën kufitare Stenje, njofton MPB. .

Ministria shton se bëhet fjalë për katër shtetas kosovarë të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës./tetova.com