Mediat turke kanë publikuar disa pamje të reja nga lëkundjet e frikshme që tronditën Kahramanmaraşin mëngjesin e 6 shkurtit, që lanë pas mijëra të vdekur e të plagosur.
Pamjet në fjalë vijnë nga lagja “Pazarcık” e Kahramanmaraşit, në të cilën janë shfaqur momentet e frikshme prej 60 sekondash të tërmetit në Dijarbakır me magnitudë 7.7, i cili ka lëvizur tokën dhe ka shkaktuar vdekjen e 46 mijë e 104 personave.
Ishte ora 04:17 e mëngjesit, kur lëkundjet e fuqishme shkaktuan panik e frikë, gjë që pasqyrohet më së miri edhe në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në rrugë.
Në këto pamje filmike, të cilat u pasqyruan nga 16 kënde të ndryshme në Diyarbakır, u shfaqën momente rrëqethëse, që nga kërcimi i automjeteve deri te ndriçimi i qiellit.
Ndërkohë, trupat e 417 personave në total u gjetën në 6 nga 7 banesat e shkatërruara në Dijarbakır.
https://youtu.be/Mr27loBGzI4