Ballina Aktualitet Plani franko-gjerman, Olaf Scholz: Është i mirëmenduar dhe do zbatohet

Plani franko-gjerman, Olaf Scholz: Është i mirëmenduar dhe do zbatohet

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u pyet nga gazetarët për planin franko-gjerman, që përmes tij synohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë . Ai tha se ky propozim është shumë i peshuar, dhe se ka mbështetjen e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kancelari nuk dha afate konkrete, por theksoi me bindje se ky proces do të përfundojë shumë shpejt.

“Ndoshta për pyetjen që më drejtoni mua, me të vërtet kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar nga Gjermania dhe Franca dhe që mbështet nga BE dhe SHBA. Besoj se ky proces do të përfundojë shumë shpejt me sukses”, tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë,Edi Rama.

Ai shtoi se janë bërë përparime të mëdha në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa për të përligjur këtë, ai kujtoi retorikën e përdorur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, marrëveshja duhet të zbatohet dhe përmes saj të arrihen rezultate konkrete.

“Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, dhe ky është nja plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet dhe unë jam I gëzuar që të arrijmë në rezultate konkrete….dhe tani mund të bëhet realitet dhe do ishte e mirë për zhvillimin e rajonit, Kosovën dhe Serbinë”, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews