Rreth kompleksit “Biljana” në Ohër është krijuar një rreth i madh sigurie, ku po zhvillohen takime në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë nën kujdesin e BE-së.
Njëqind policë janë të dislokuar në këtë pjesë të Ohrit rreth vilës dhe hotelit Inex Olgica ku ndodhet qendra e shtypit.
Një varkë policie ndodhet në liqen si pjesë e masave të sigurisë për takimin ku marrin pjesë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Mikpritës i takimit është kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ohër ndodhet edhe presidenti Stevo Pendarovski.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani janë takuar me kryeministrin e Kosovës Kurti në hotelin ku ndodhet qendra e shtypit.
Ka interesim të madh mediatik për ngjarjen dhe janë të akredituar mbi 230 gazetarë nga vendi, nga Serbia, nga Kosova, por edhe nga disa media rajonale dhe evropiane.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në drejtim të Rezidencës Shtetërore për takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq, të dërguarin e posaçëm të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Ky takim në Ohër do të zhvillohet për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.
Po ashtu, në takimin me Kurtin, Vuçiqin, Lajçakun do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.I pyetur nga gazetarët,
Kurti nuk është deklaruar para medieve, por ka thënë se do të ketë adresim pas takimit. Ndërkaq i pyetur se a pret rezultate pozitive kryeministri Kurti u shpreh shumë shkurt duke thënë se “gjithqysh” pret rezultat.
Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.
Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.
Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.
The eyes of the EU & the Western Balkans are on Ohrid today.
After intense shuttle diplomacy between Belgrade and Pristina, we will discuss with @predsednikrs and @albinkurti the implementation annex – an integral part of the Agreement on the path to normalisation of relations. pic.twitter.com/Z8xJB7I75j
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2023
Takimi Kurti-Vuçiq, Stoltenberg: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret progres, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.
Kurti e Vuçiq do të mbajnë takime ndaras me Borrellin e emisarin për dialogun Miroslav Lajçakun, e më pas pritet të ketë takim trepalësh.
Kovaçevski e ka pritur Vuçiqin në Ohër
Kovaçevski – Kurti: Dialogu është mjeti i vetëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura