Ballina Kronika Detaje nga policia për aksidentin e rëndë në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, ku...

Detaje nga policia për aksidentin e rëndë në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, ku u përfshi edhe korrespodenti i Televizionit Alsat-M

Dje (16 mars), në ora 07:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamjan të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy makina me targa regjistrimi të Tetovës, njëra tip “Volkswagen Passat” e drejtuar nga 45-vjeçari N.R. nga Kamjani dhe tjetra “Seat Cordoba” e drejtuar nga B.S.(42) nga Siniçani i Tetovës, si dhe një autobus “Mercedes” me targa të Tetovës, i parkuar nga R.F.(55) nga Kamjani.

Në këtë aksident drejtuesi i veturës “ Seat Cordoba ” B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i tij i moshës jomadhore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka zhvilluarr këqyrjen në vendin e aksidentit.

Në këtë aksident është përfshirë korrespodenti i TV Alsat nga Tetova, Bashkim Sulejmani, i cili ka publikuar një foto dhe një status në facebook:

Falë Zotit me lëndime të rënda, po jo të rrezikshme.

Ju falemnderit të gjithëve shokë, miq, dashamirë për kujdesin. Dhe pse ishte fatkeqësi, megjithatë miqtë, shokët ma bënë më të lehtë ditën ë djeshme.

Veçanrisht flm dhë shumë respekt për zjarrfikësit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews