Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu lumturinë me miratimin e planit të BE-së dhe SHBA-së për dërgimin e 1 milion predhave me vlerë 2 miliard euro.
“Është një hap i rëndësishëm strategjik, një hap që na jep vetëbesim, nënvizon unitetin që kemi me partnerët tanë dhe që na afron me fitoren e pashmangshme ndaj shtetit terrorist të Rusisë”, tha Zelensky për Komisionin Europian.
Në të njëjtën kohë, ai falënderoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 350 milionë dollarësh, e cila ndër të tjera përfshin municione për sistemet HIMARS.