Ballina Bota VIDEO/Tërmeti në Turqi, gjendet dhia e gjallë pas 47 ditësh nën rrënoja

VIDEO/Tërmeti në Turqi, gjendet dhia e gjallë pas 47 ditësh nën rrënoja

Një dhi arriti të mbijetojë për 47 ditë nën rrënojat në rajonin Kahramanmara të Turqisë të goditur nga tërmeti i fortë.

Kafsha ishte shtypur nga një ndërtesë trekatëshe dhe mediat turke e kanë konsideruar një mrekulli, pasi arriti dhe mbijetoi për kaq shumë ditë pa ushqim dhe ujë.

Kujtojmë që epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra në lindje të qytetit turk Nurdagi, në një thellësi prej rreth 18 kilometrash në Rajonin e Anadollit Lindor. Tërmeti u përhap drejt verilindjes, duke shkaktuar shkatërrime në Turqi dhe Siri./abcnews.al