Ballina Bota Tërmet 6.9 ballë në bregun lindor të Rusisë, ja ku ishte epiqendra...

Tërmet 6.9 ballë në bregun lindor të Rusisë, ja ku ishte epiqendra (VIDEO+FOTO)

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Kamçatkas në Rusinë e largët. Sipas EMSC, tërmeti goditi në një thellësi prej 100 km (62.13 milje).

Lëkundjet u ndjenë në qytetin e Petropavlovsk-Kamchatsky rreth orës 15:06 me orën lokale të hënën. Shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse tha se tërmeti ishte 6.9 ballë dhe goditi afër gjirit Avacha në bregun juglindor të Gadishullit Kamçatka.

Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë në rajonin e Kamçatkas brenda një muaji, pasi një tërmet 6.1 goditi bregdetin jugor të Gadishullit Kamçatka më 8 mars.

VIDEO:

https://youtu.be/yGzNaHKpQ1g