Sot, nxënësit e SH.M.K “Nikolla Shtejn” organizuan një eveniment të veçantë për të shënuar 7 prillin, ditën botërore të shëndetit.
Ata ofruan këshilla të dobishme dhe demonstruan ushtrime të thjeshta për të ndihmuar në mbajtjen e një stili jetese të shëndetshme.
Ishte një ditë e mrekullueshme ku u shkëmbyen njohuri dhe u promovua rëndësia e kujdesit për shëndetin tonë, shkruan, Besar Durmishi, kryesues i Këshillit të Komunës së Tetovës.
VIDEO:
VIDEO:
VIDEO:
VIDEO:
Së bashku me nxënësit dhe kuadrin mësimor të shkollës së mesme të mjekësisë shënuam 7 Prillin, Dita botërore e shëndetit. Përmes këtij aktiviteti bëjmë thirrje për ndërgjegjësim dhe se sa i rëndësishëm është shëndeti për vetë jetën e njeriut.
Nxënësit informuan qytetarët rreth rëndësisë së shëndetit dhe të ushqyerit e shëndetshëm!
Shëndeti mbi të gjitha! – shkruan Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.